INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liderët shqiptarë shprehin ngushëllimet për sulmin në Mynih [FOTO]

Liderët shqiptarë shprehin ngushëllimet për sulmin në Mynih [FOTO]

Publikuar më: 10:36 23-07-2016

Masakra e Mynihut tronditi jo vetëm Gjermaninë, por gjithë Europën,  e mbarë botën. Pas atij sulmi me armë, humbën jetën 9 persona, mes tyre 3 shqiptarë të Kosovës, dhe 1 tjetër u plagos.

Liderët shqiptarë, shprehën ngushëllimet e tyre për familjet, dhe u solidarizuan me dhimbjet e tyre.

Kryeministri Edi Rama:

 ‘’Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut mes të cilave edhe jetë shqiptarësh! Solidaritet me Gjermaninë mike’’, shkruan Rama.

Pas Ramës ka shprehur ngushëllimet edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke thënë:

 ‘’Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri. Lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre dhe solidaritet me autoritetet gjermane dhe kancelaren Merkel. Koha të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar’’.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

 “Jam i tronditur nga akti i verbër, çnjerëzor i te premtes në Mynih të Gjermanisë ku mes viktimave të pafajshme që kanë humbur jetën janë tre të rinj shqiptarë. Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Diamant Zabërgja humbeë jetën nga ky akt barbar. Ngushëllimet më të thella familjeve Sulaj, Segashi dhe Zabergja. Këtë moment të rëndë hidhërimi dhe dhimbje kombëtare jemi me zemër dhe mendje pranë tyre, të bashkuar për ta perballuar dhimbjen e madhe.

Në një letër dërguar Presidentit gjerman Gauck, Nishani dënon aktet ekstreme terroriste në Mynih.

“I nderuar Zoti President,

Aktet e djeshme ekstremiste dhe kriminale terroriste në Mynih, ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë u lënduan, mes të cilëve edhe disa me kombësi shqiptare, më tronditën shumë. Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë!

I dënoj me forcën më të madhe këto akte të nxitura nga organizata terroriste e që përmes radikalizimit të të rinjve apo njerëzve në dëshpërim, kërkojnë të terrorizojnë qytetarët tanë e të ndjellin frikë e panik në jetën e tyre të përditshme.

Në këto momente tronditjeje dhe dhimbjeje për Gjermaninë, unë dhe populli shqiptar jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, me Ju dhe me popullin gjerman.” – shkruhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499