INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Liderët votojnë. Mesazhet që përcollën drejtuesit e partive [VIDEO]

Publikuar më: 17:16 25-06-2017

Qe në orët e para të ditës, drejtues të vendit, dhe liderët e partive politike u janë drejtuar kutive të votimit duke dhënë një shembull kështu edhe për qytetarët që hezitojnë të hedhin votën. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ftuar qytetarët për një pjesëmarrje sa më masive, pas votimit në qendrën e votimit në shkollën “A. Z. Çajupi”.
Bujar Nishani
Unë besoj se nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë, ajo funksionon falë vullnetit dhe angazhimit të tyre. Sot është dita kur shqiptarët duhet ta tregojnë këtë përmes pjesëmarrjes në këto zgjedhje”
Ndërkohë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka votuar në qendrën e tij të votimit në shkollën e Surrelit.
Edi Rama
Jam shumë besimplotë që do të kemi një ditë shumë të bukur”, ka thënë kreu i Partisë Socialiste.
Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha apeloi për pjesëmarrje masive në votim ndërsa dilte nga qendra e votimit në çerdhen numër 13.
Lulzim Basha
Sot është dita kur vendosim me votë, kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët. Ndaj iu drejtohem atyre, mos mungoni në këtë ditë të madhe. Vetëm përmes votës mund të ndryshohet Shqipëria dhe jeta juaj. Ejani të arrijmë etapën e qytetarisë evropiane përmes pjesëmarrjes masive
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka votuar paraditen e së dielës në qendrën e votimit në çerdhen numër 13 në kryeqytet.
Ilir Meta
Unë nuk kam asnjë mesazh sot se për kë ata duhet të votojnë, por kam një mesazh se për çfarë ata nuk duhet ët votojnë. Ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion mbi lirinë e vullnetit tyre, me ashpërsinë më të madhe kundër kujtdo që kërkon të blejnë të ardhmen e tyre.”
Petrit Vasili
Sot si duket është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. Besoj shumë që mençuria e një populli të vjetër si i yni i cili gjithmonë ka bërë diferencën mes gjithë të tjerëve do të bëj edhe diferencën sot për një të ardhme jo vetëm më të ndritur dhe më të mirë dhe më me shpresë.
Edhe ish-kryeministri Berisha i është drejtuar qendrës së votimit ndërsa tha se duhet të triumfojë vullneti i lirë i qytetarëve.
Sali Berisha
Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë, të vendosin fatin e tyre për 4 vitet që vijnë, për ndryshimin që meritojnë.....Ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e guximit dhe besimit të tyre, në mënyrë që të bëjnë që të triumfojë vullneti i tyre i lirë. Gëzuar për mbarë shqiptarët. Sot ndihem më festiv se asnjëherë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për një proces të qetë.

Article Logic
Execution time: 0.0019209384918213