Kur vjen puna për Mick Jagger dhe fëmijët, është një histori që nuk ka fund!
Publicisti i tij ka bërë të ditur lajmin që pritej prej kohësh, ardhjen në jetë të fëmijës së tetë të legjendës së muzikës britanike. Artisti 73 vjeçar dhe e dashura e tij 29 vjeçare, balerina Melani Hamrick kanë mirëpritur në jetë një djalë, i cili është shtimi më i fundit i trashëgimisë Jagger. Pavarësisht se është hera e tetë që bëhet prind, ky moment duket se ishte shumë i veçantë për Sir Mick, i cili ka fluturuar 3500 milje nga Londra në Neë York në një fluturim të minutës së fundit, vetëm për të qënë i pranishëm në momentin e madh. Ndërkohë që Jagger është bërë tashmë gjysh dhe fëmija i tij më i madh, Karis Jagger është 46 vjeçar, Mick nuk heq dorë nga zakoni i vjetër. Dhe kushedi nëse është hera e fundit...