INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhin mikrofonët me zinxhirë, gazetarët protestë para Prokurorisë: Heshtja nuk blihet, fjala nuk shitet [FOTO]

Lidhin mikrofonët me zinxhirë, gazetarët protestë para Prokurorisë: Heshtja nuk blihet, fjala nuk shitet [FOTO]

Publikuar më: 16:38 14-04-2019

Protesta e gazetarëve u paralajmërua para disa ditësh, pasi rojet e sigurisë së Prokurores Arta Marku ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, i cili ishte në krye të detyrës.

Një status në rrjetet sociale është shpërndarë nga shumë gazetarë, ku kanë organizuar edhe protestën e cila ka pak minuta që ka nisur para Prokurorisë së Përgjithshme.

Gazetarët kanë kërkuar që Prokurorja Marku t’u kërkojë falje publike gazetarëve dhe menjëherë të shkarkohet menjëherë truproja që vuri dorë mbi gazetarin.

Me pankarta në duar dhe me mikrofonë të lidhur me zinxhirë në formë simbolike, protestojnë kundër intimidimit, kërcënimit dhe dhunës ndaj gazetarëve. Po ashtu në pankarta shkruhet: “Gazetarët nuk janë zëdhënës”, “Heshtja nuk blihet, fjala nuk shitet”, etj.

gazer.jpg

gazet.jpg

heshtaj.jpg

qokat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037758350372314