Dua Lipa javë më parë ka përfunduar romancën me kuzhinierin britanik, Isaac Carew. Por, bukuroshja shqiptare nuk ka humbur kohë dhe tashmë ka një të dashur të ri në krah të saj.
Ajo ka konfirmuar se është në lidhje me vëllanë e motrave Gigi dhe Bella Hadid, Anwarin, me të cilin ka kaluar momente magjike në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park” të Londrës, ku publikisht kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë duke i vendosur vulën thashethemeve që kishin nisur për lidhjen e tyre.
Ditën e sotme janë kapur mat në ballkonin e një ndërtese, teksa po qëndronin me njëri-tjetrin ku shihen duke shkëmbyer përqafime.
Gjërat mes tyre me sa duket janë bërë serioze, pasi një natë më parë Anwar shkoi së bashku me motrën e tij Gigin në koncertin e Dua Lipës dhe ndoqën performancën e saj.
Dua Lipa ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagram-it dhe nuk ka munguar aspak komenti i kunatës së saj Gigi Hadid, ku ka komentuar dy emoji duke qeshur dhe i ka bashkëngjitur një luledielli, ndërsa këngëtarja ende nuk i është përgjigjur këtij komenti.
Gigi Hadid gjithmonë e ka shprehur simpatinë e saj si këngëtare për Duan, kështuqë tashmë që janë dhe kunata pritet të shohim jo vetëm komente të ndryshme në fotot e njëra-tjetrës, por edhe foto së bashku.