Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan lajme se Tea ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Bearti. Shkak për këto aludime u bë një video, në të cilën ajo shihej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë të panjohur për publikun.
Mirëpo, si qëndron e vërteta? E pyetur nga ndjekësit, Tea ka sqaruar se Geri (djali në video) është një miku i saj i vjetër. Konkurrentja ka shtuar se jetën private do ta ruajë gjithmonë shumë diskrete.
“Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, ka shkruar Tea.