Roberti dhe Laureta gjatë verës ishin çifti më i komentuar në mediat rozë. Dyshja i dhanë fund lidhjes papritur. Laureta është zhdukur nga rrjetet sociale. Burime pranë tyre kanë zbuluar per panorama.al arsyen e ndarjes.
‘Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut’, janë shprehur burimet pranë çiftit.