Dhe dashuria në fund triumfon… Kjo shprehje vlen më së miri kur përmendet historia e dashurisë së modeles Bella Hadid me këngëtarin The Weeknd. Lidhja e tyre nuk ka qenë gjithmonë një vijë e drejtë, por ata kanë pasur shumë ndarje dhe pajtime, ku vlen të thkesojmë se gjithmonë e kanë gjetur rrugën tek njeri-tjetri.
Pas rikthimit, mesa duket The Weeknd ka vendosur që t’i marrë gjërat më seriozisht me modelen e njohur. Ai i ka propozuar Bella Hadid që të nisin të bashkëjetojnë në New York, tek shtëpia luksoze e këngëtarit.
Modelja është lumturuar për këtë fakt dhe e ka pranuar ofertën e tij, duke e konsideruar si një hap të madh pas rilidhjes së tyre në fillim të këtij viti.