INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhja juaj nuk e ka të gjatë nëse nuk dini këto 8 gjëra për partnerin tuaj

Lidhja juaj nuk e ka të gjatë nëse nuk dini këto 8 gjëra për partnerin tuaj

Publikuar më: 11:26 18-07-2017

Në një lidhje të gjatë dhe serioze, është e rëndësishme të dini disa detaje dhe informacione lidhur me partnerin tuaj.

Edhe pse shumë prej nesh nuk do të bënin një hap para nëse nuk do dinin disa fakte lidhur me personin tjetër, por është e rëndësshme të kuptoni dhe këto aspekte të jetës së saj/tij që lidhja të zgjase e shëndetshme:

Si i menaxhon të ardhurat
Është e rëndësishme të dini si partneri juaj shpenzon paratë, nëse është në borxhe dhe si duken kursimet e tyre. Edhe pse jo çdo çift përfundon duke bashkuar llogaritë bankare, në një moment do ju duhet të kontriboni në ambientin ku jetoni nëse vendosni të jetoni së bashku, të martoheni apo edhe të keni fëmijë.

Mendimet e tyre lidhur me fëmijët
Mund të duket si një temë që ka kohë për të folur dhe mbase mund të “trembë” partnerin tuaj, por pikërisht kështu kuptoni pikpamjet tuaja lidhur me familjen.

Nëse janë fetarë apo/dhe të përfshirë në politikë
Nëse opinionet dhe qëndrimet tuaja lidhur me fendë dhe politikën nuk përputhen, si mund të qëndroni në lidhje me dikë që për më tëpër mund të bëhët prind i fëmijës tuaj?

Si e shohin jetën
A kërkojnë të jenë gjithmonë në lëvizje? Të udhëtojnë? Të eksplorojnë? Apo kënaqen me gjëra të vogla dhe të zakonshme të jetës se përditshme? Sido që të jetë dy të kundërta pavarësisht se tërhiqen nuk zgjasin” përgjithmonë”.

Si e perceptojnë seksin dhe intimitetin
A kanë tradhëtuar më parë? Këtë detaj duhet ta dini. Nuk është e thënë se do ndodhë edhe me ju, pasi njerëzit ndryshojnë me kalimin e kohës, por bëni mirë të jeni në djeni. Gjithashtu dëshirat tuaja seksuale dhe nevoja për seks është një temë shumë e rëndësishme për t’u diskutuar pasi është faktori , ndoshta më kryesor, që një lidhje të ketë sukses.

Si kujdesen për shëndetin
Kjo është e rëndësishme pasi ndikon edhe në shëndetin tuaj. Sigurohuni që ju dhe partneri juaj të bëni një jetë të shëndetshme dhe aktive.

Nevoja e tyre për hapësirë
Çdokush ka nevojë për hapësirën e tij/saj personale dhe kjo duhet të reflektohet edhe në një lidhje. Është e rëndësishme të ketë një mirëkuptim në këtë temë, pasi mund të përfundojë sa hap e mbyll sytë.

Si reagojnë në rastin e një konflikti
Kjo nuk ka lidhje vetëm si ziheni, por si silleni me pas, dhe për një çift është tepër e rëndësishme të flitet.
Që një lidhje të zgjasë duhet më shumë se dashuria dhe romanca. E gjitha lidhet me sa mirë ju të dy përputheni dhe jeni të sinqertë kur diskutoni për tema të rëndësishme si këto.

Article Logic
Execution time: 0.0048651695251465