Sado të mundohen ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, gjestet i tradhëtojnë.
Klea Huta dhe Elgit Doda janë çifti më i ri në shoëbizz. Edhe pse të lidhur prej pak kohësh, marrëdhënia e tyre u bë publike pasi u fotografuan në Vlorë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti preferojnë të mos flasin për jetën e tyre private megjithatë veprimet nuk kanë nevojë për fjalë. Përveçse po shijojnë çdo ditë të dashurisë së tyre, ata edhe e mbështesin njëri-tjetrin.
Klea, tashmë në Bio-n e profilit të saj në Instagram, plus këngës së saj, ka shtuar edhe këngën e re të Elgitit “Ndjenjë”.