Prezantuesja Eva Murati ishte e ftuara e rradhës e Ermal Peçit në programin “Një kat më lart”.
Në një rrëfim shumë të sinqertë në shtëpinë e fundjavës ajo tregoi se sa është abuzuar me lidhjen e saj disa vjeçare me Genar Topallin dhe faktin që artikujt rreth saj, nisin jo me emrin Eva Murati.
“Kur lidhja ime u bë publike ishim shumë të vegjel. Kjo situatë mbase më rrëshkiti nga duart. Unë mendoj se është abuzuar me mua në këtë pjesë” – tha Eva teksa Ermali ndërhyri duke e pyetur nëse ka akoma njerëz që i përmendin emrin e zonjës Topalli.
“Po ka ende, kush nuk më ka ndjekur vijonë ende. Unë ja kam dal vet kudo, kam punuar që 18 vjeçe, s’kam marrrë asgjë gati. Ka plot vajza në ekran që janë rastesisht aty, unë jo” – vijoi Eva Murati në bisedën gjatë “Një kat më lart”. E pyetur për çelsin e jetëgjatësisë së raportit të saj,ajo tha se nuk ka një formulë të gatshme, gjithçka ka ardhur krejt natyrale.
Ndiqni të plotë intervistën e saj me Ermal Peçi.