INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhja me Liam fut Cheryl në luftë totale me internetin

Lidhja me Liam fut Cheryl në luftë totale me internetin

Publikuar më: 17:23 11-03-2016

Nuk është një periudhë aspak e bukur për këngëtaren e njohur të muzikës pop.

Pasi duroi vrerin e ish bashkëshortit, i cili shprehej i ofenduar dhe i poshtëruar nga ajo, tashmë e kanë radhën fansat. Cheryl është bërë qëndra e sulmeve në internet për shkak të marrëdhënies së saj me Liam Payne, por duket se këtë herë nuk do të qëndrojë me gojën kyçur. Ajo ka goditur mbrapsht në faqen e saj të Instagramit të gjithë ata që iu hodhën kundër, duke thënë se vajzat duhet ta inkurajojnë njëra-tjetrën në vend që ta hedhin atë poshtë. Këngëtarja 32 vjeçare u kritikua për faktin se po frekuentohet me yllin e One Direction, i cili është 10 vjet më i vogël se ajo. Për këtë arsye komentet negative vërshuan kundër saj dhe nga sa po thotë Cheryl, duket se një pjesë e mirë janë fanse të britanikut Liam. Më parë ishte zbuluar nga një shoqe e yllit të hitit “Parachute” se marrëdhënia me djaloshin e muzikës pop ishte një lëvizje e pastër marketingu. E thënë thjesht, të gjithë e kanë vënë në shënjestër. Rastësi?

Article Logic
Execution time: 0.002769947052002