Kreu i PD,Lulzim Basha është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës në orën 9:00 për lobimin e demokratëve në SHBA dhe pretendimet e ngritura për ndihmën ruse në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.
Basha është thirrur si person që ka dijeni mbi ngjarjet në fjalë.
Ai është thirrur që të paraqitet në orën 09:00. Lidhjet e mundshme me Rusinë të Partisë Demokratike në fushatën e saj janë bërë temë debati dhe kundërshtarët politikë kanë kërkuar një hetim të thellë mbi këtë çështje. Lideri i PD-së të enjten e kaluar u thirr nga Prokuroria e Tiranës, por ai nuk shkoi pasi ndodhej në një takim të nivelit të lartë në Bruksel.