Së fundmi është bërë një studim shumë interesant që tregon lidhjen mes hashashit dhe seksit. Sipas studimit të bërë nga universiteti i Standford-it, njerëzit që tymosin hashash kanë 20% më shumë mundësi për të bërë seks se sa të tjerët.
Në bazë të vëzhgimeve dilte se ka një lidhje mes marijuanës dhe rritjes së aktiviteti seksual. 50.000 persona janë bërë pjesë e këtij survejimi, mes moshave 25 dhe 45 vjeç.
Ata janë pyetur për jetën e tyre seksuale dhe marrëdhënien me marijuanën. Pas vëzhgimeve dhe analizave të shumta u dol në përfundimin se jeta seksuale e personave të cilët tymosin hashash ishte më aktive se ajo e njerëzve të tjerë.