INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhja mes Shukri Xhelilit dhe 20 – vjeçares. Bisedat e para dhe si e regjistroi...

Lidhja mes Shukri Xhelilit dhe 20 – vjeçares. Bisedat e para dhe si e regjistroi...

Publikuar më: 08:38 18-05-2016

20 vjeçarja që xhirroi videot mes bisedave dhe veprimeve intime me kreun e Bashkisë së Peshkopisë, ka treguar se si u njoh me Xhelilin. Ajo thotë për Panorama, se vendin e punës ia ka dhënë vetë Shukriu dhe prej 3 muajsh ishte me detyrë magaziniere në Qendrën Kulturore të qytetit. A.A rrëfen se ka përfunduar gjimnazin në Peshkopi.
Vajza tregon se kur vendosi të kërkonte punë, që në momentin e parë, kishte menduar t’i shkruante në Facebook Shukri Xhelilit. Sipas saj për faktin se nuk mund t’i shkonte direkt në zyrë, pa lënë më parë një takim me të. Ajo sqaron se ai i kthehu përgjigje dhe i la takim në zyrë.

Pyetje përgjigje nga intervista:


Përgjigjia ishte zyrtare, formale, apo që aty pati ndonjë ngacmim nga ana e tij?
A: Jo, jo. Ishte një përgjigje zyrtare.

Në çfarë periudhe ka ndodhur kjo? Kur i keni shkruar për herë të parë?
A.A: Në muajin shkurt të këtij viti.

Më pas e takuat te zyra. Çfarë ndodhi?
A.A : Po, e takova te zyra. I thashë çfarë  problem kisha, pra që kërkoja punë. Më tha që do të më njoftonte vetë. Ose në Facebook, ose në telefon.

Kur ishte komunikimi i radhës me të?
A.A : Kaluan 2-3 ditë dhe i shkrova prapë unë. I thashë se çfarë po vendoste për atë që më tha. “Hajde takohemi te zyra. Flasim te zyra”, më tha.

Shkuat?
A.A: Po, shkova dhe në ato momente…

Çfarë bëri?
A.A: Ngrihet, më takon, më buzëqesh… Pastaj më thotë: “Do rregullojmë gjithçka”.

Ju ngacmoi në këtë takim?
A.A: Jo.

Po më pas?
A.A: Pastaj vazhdoi në Facebook.

Vetëm në Facebook, jo në telefon?
A.A: Edhe në telefon, por më shumë në Facebook.

Çfarë ju thoshte në këto biseda?
A.A: Më garantoi që do të ma gjente punën.

Ju tha se çfarë pune do t’ju gjente?
A.A: Jo nuk më tha, por më tha që do të më gjente punë.

Ngacmimet kur filluan?

A.A: Pasi më tha që do ma gjente punën, filloi të më ngacmonte në Facebook. Më thoshte fjalë të ndryshme.

Çfarë fjalësh ju thoshte?
A.A: Më tha: Qenke shumë vajzë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste ty në punë. Më pas, pasi më kërkonte vazhdimisht takime dhe unë i thosha që nuk e takoja, më tha: “Unë do ta gjej punën dhe atëherë do të takohemi”.

Sa zgjati koha që ai vazhdoi t’ju ngacmojë?
A.A: Pothuajse 2-3 javë ka zgjatur.

Ju a kishit dëgjuar gjatë kësaj kohe që ai kishte ngacmuar në këtë formë edhe vajza të tjera para jush dhe i kishte futur në punë në këtë lloj forme?
A.A: Po, kisha dëgjuar. Pasi e pashë që ai nuk do ma jepte punën nëse nuk i bëja atë që tashmë quhet “favor seksual”, vendosa të bëj këtë që bëra.

Si e regjistruat?
A.A: Pasi shkova te zyra e tij, sepse më kishte thënë që të shkoja, duke më thënë: “Do emërohesh sot”. Ishte ditë e hënë, e bëra regjistrimin. Atë ditë që do të firmosja kontratën, e filmova me kamerë.

Në atë moment vendose ta filmoje?
A.A: Jo, e kisha menduar më përpara.

Me këtë celular që keni tani e filmuat?
A.A: Jo, me një tjetër. Pasi e filmova, vendosa ta denoncoj me video tek “Ora News.

Pse pikërisht aty?
A.A: Po sepse atë televizion kisha hapur në atë moment që më erdhi ideja për ta denoncuar. Pashë që aty dilte vazhdimisht një numër telefoni, për të denoncuar raste të tilla dhe tek ai numër mora në telefon dhe m’u përgjigjën me gjithçka.

Momenti ku shfaqeni në makinë me të, keni qenë në Tiranë. Ishte po atë ditë që e filmuat në zyrë?
A.A: Jo, jo, ka qenë moment tjetër në Tiranë. Në Tiranë kemi qenë pas 2-3 ditësh nga takimi në zyrë.

Ju kishit dy video që e kishit filmuar Shukri Xhelilin duke ju kërkuar favore seksuale. Në zyrë dhe në makinë. Përse vendosët që ta filmonit edhe në hotel? Pse donit të shfaqej në televizion edhe ai moment?
A.A: Duhej të shfaqej që ta kuptonin të gjithë qëllimin e tij. Pra që ai qëllimin e tij donte ta çonte deri në fund. Dhe që nuk i kishte vetëm fjalë ato që bënte

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387