Nëse menduat se ajo mes Gigi Hadid dhe Zayn Malik ishte një flirt i radhës mes yjeve të spektaklit, mendohuni përsëri.
Një nga çiftet më fashion të showbiz kanë ndërmarrë hapin e radhës në lidhjen e tyre, duke u shpërngulur në një shtëpi së bashku. Saktësisht është modelja bukuroshe ajo që po braktis jetën e saj në New York për t’u transferuar në shtëpinë e yllit britanik në Los Angeles. Aryseja? Duket se Gigi thjesht nuk qëndron dot larg yllit të hitit “Befour”. Megjithatë ishte Zayn ai që ia kërkoi të dashurës së tij bukuroshe të ndërmerrte këtë hap.
Pavarësisht moshës së tij të re 23 vjeçare, kjo nuk është hera e parë që ish këngëtari i One Direction i merr lidhjet e tij seriozisht, pasi kujtojmë se përpara se të bashkohej me Gigin, ai ishte i fejuar me bukuroshen e grupit Little Mix, Perrie Edwards. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Të shohim a do t’i mbijetojë këtë herë...