INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhje e fshehtë me Adelina Ismailin? Reagon për herë të parë Robert Berisha

Lidhje e fshehtë me Adelina Ismailin? Reagon për herë të parë Robert Berisha

Publikuar më: 19:31 23-05-2022

Këngëtari Robert Berisha njihet për deklaratat e tij kontraverse dhe shpesh nuk kursen askënd. Por, për Adelina Ismailin ka vetëm fjalë të mira.

Dy artistët janë miq të ngushtë. Historia e njohjes së dyshes nisi që në fëmijërinë tyre, pasi tjanë rritur së bashku në të njëjtën lagje dhe kanë qenë edhe në shkollë bashkë. Kështu ka treguar Roberti në intervistën e tij në “Why Not”, ku foli në superlativ për këngëtaren.

Madje, u shpreh se nuk beson që një këngëtare e ditëve të sotme mund t’i arrijë sukseset që dikur i ka arritur Ismaili.

“Komshinj, me vite të tëra, jemi rritur bashkë, kemi qenë në shkollë të muzikës bashkë, në të mesmen dhe në Akademi. Pastaj në 99-tën lufta, unë ika në Amerikë. E kam pasur shoqe shumë të mirë. S’besoj që do të arrijë sot një këngëtare famën që e ka arritur kjo në vitet ’90, pa rrjete sociale.

Edhe çmimet që i ka marrë Adelina Ismaili në vitet ’90, sot disa këngëtare që shprehen ‘Unë kam këtë çmim, atë çmim’ – kjo është vetëm përkohësisht. Kjo e ka marrë me vite të tëra atë çmim, ka qenë më e paguara dhe kjo s’ka mundur të dalë pa sigurim. Kjo ka qenë e izoluar në shtëpi sepse kjo ka qenë yll”, ka thënë Roberti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891