Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë për reperët sidomos, për 3 të tillë shumë të famshëm të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, XXXTentacion, Prodigy dhe Smoke Dawg të cilët u vranë në mënyrë të çuditshme.
Por mesa duket këto ngjarje të trishta nuk paskan ndërmend të marrin fund, një tjetër reperi i njohur për pak ka përfunduar pas hekurave të burgut, për shkaqe që nuk janë bërë akoma publike, madje disa media të huaja shkruajtën se e bëri për të tërhequr vëmendje, por akoma asgjë nuk është thënë.
Bëhet fjalë për reperin e njohur, këngëtar i disa prej hiteve më të dëgjuar në botë, “Loyal”, “New flame”, etj. Chris Brown ka mbajtur ditën e djeshme një koncert në Palm Beach. Mirëpo, të gjithë fansat janë merakosur kur menjëherë pas performancës së tij, reperi është vënë në pranga.
Brown ka arritur të shpëtojë pa përfunduar në qeli duke paguar një shumë të majme parash, duke bërë që policia ta lërë atë të lirë.