Loredana Zefi dhe Mozzik ishin nga çiftet më të pëlqyera nga publiku dhe më të suksesshme në skenën muzikore shqiptare por edhe në atë gjermane ku Loredana ka depërtuar si artiste prej kohësh.
Dyshja i kanë dhënë fund lidhjes prej muajsh dhe ishte Lori ajo që konfirmoi ndarjen përmes një mesazhi të gjatë që tregonte problemet që kishin si çift.
Gjatë kohës sa ishin bashkë realizuan njē album që e promovuan pas ndarjes por Loredana së fundmi ka habitur me një veprim për reperin.
Gjersa po performonte në një koncert në Gjermani artistja ka kënduar para publikut super hitin e Mozzik, “Madonna”.
Turma është elektrizuar me ta dëgjuar dhe reperja duket se tregoi mbështetje për ish të dashurin dhe babain e vajzës së saj, Hana.