INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhjet dhe ndarjet më të bujshme të personazheve vip  gjatë vitit 2016 [FOTO]

Lidhjet dhe ndarjet më të bujshme të personazheve vip gjatë vitit 2016 [FOTO]

Publikuar më: 15:57 29-12-2016

2016-a, ishte një vit i mbushur me ngjarje të ndryshme. Dikush përjetoi emocionet e të bërit prind për herë të parë, dikush tjetër ngriti dolli për gëzimin e radhës, ndërsa dikush u nda dhe dikush njohu dashurinë e jetës. Dhe ne do të fokusohemi pikërisht tek dy temat e fundit ku do të flasim pak më gjerë pë vipa-at  tanë. Ja lidhjet dhe ndarjet më të bujshme të personazheve vip  gjatë këtij viti.

 

Soni Malaj dhe Klevi

Ndarja e Sonit nga Mirko u diskutua gjatë në media pasi konsideroheshin një çift mjaft simpatik. Por pak kohë më pas këngëtarja njohu sërish dashurinë tek partneri i saj, Klevi me të cilin është në një lidhje prej më shumë se një viti. Çifti u shfaq për herë të parë bashkë në inagurimin e biznesit të tyre të përbashkët. Sonin dhe Klevin përveç dashurisë i lidh edhe një pasion i përbashkët për palestrën. Ish anëtarja e Spirit Voice duket se këtë herë ka gjetur personin e duhur pasi është shprehur se ndihet e lumtur dhe se më në fund e ka shpirtin e qetë.

soni_malaj.jpeg

 

Çiljeta dhe Albani

Një tjetër  çift simpatik solli 2016-a. Edhe Çiljeta arriti të njohë dashurinë tek Albani pas ndarjes nga babai i fëmijës së saj, Chris.  Këngëtarja ka rrëfyer sinqerisht ndarjen nga ish partneri për shkak të  distancës. Ndërsa përgjatë nëntorit nisi të flitej se  kishte nisur një lidhje të re me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Çiljetën e shihje shpesh në radhët e para në stadium sa herë Albani kishte ndeshje, por ngurronte ta pranonte publikisht se kishte nisur një romancë me futbollistin. Megjithatë ajo nuk mund të rrinte më gjatë pa e thënë me zë të lartë se dashuria e saj mbante emrin “Alban” dhe se që në fillim ishte dashuruar me sytë e tij.

ciljeta_po.jpg

 

Tuna dhe Patris Berisha

Çifti “Fenix”  i dhanë  fund  lidhjes së tyre goxha të gjatë dhe të përfolur. Edhe pse ishin çift në skenë dhe në jetë, marrëdhënia e tyre nuk pati një fund të lumtur. Por pas ndarjes Tuna vazhdoi me jetën e saj, madje më seriozisht nga  sa mund të mendohej. Këngëtarja nisi një romancë të re me vëllanë e Robert Berishës, instrumentistin Patris Berisha nga i cili pret edhe një fëmijë. Por pavarësisht vendimit të Tunës për të mos e bërë publike lidhjen e aq më tepër shtatzëninë, ishte Roerti ai i cili pohoi se vëllai ishte në lidhje me këngëtaren. Më pas, edhe kjo e fundit “u detyrua” ta pranonte publikisht se kishte të reja në jetën e saj sentimentale.

tuna.jpg

 

Angela Martini dhe Dragos Savulescu

Pasi është përfolur për disa lidhje të shkurtra  kryesisht me personazhe huaj të famshëm,  të gjitha janë konsideruar edhe si një dëshirë e saj për të tërhequr vëmëndjen. Por modelja shqiptare Angela Martini duket se ka gjetur dashurinë, madje një nga ato dashuritë luksoze.  Biznesmeni  milioner Dragos Savulescu ia ka rrëmbyer zemrën modeles shqiptare dhe përveç ndjenjës ata ndajnë bashkë edhe pasionin për të bërë udhëtim edhe pushime luksoze. Madje e kanë “firmosur” dashurinë e tyre edhe me një tatuazh të përbashkët.

angela.jpg

 

Era Istrefi dhe Faton Shoshi

Era gjithmonë ka preferuar të mos flasë për jetën e saj private,  por të gjithë vëmëndjen ta fokusojë vetëm tek karriera muzikore. Mirëpo të kesh menaxher pikërisht të  dashurin, vështirë se mund ta mbash të fshehtë lidhjen. Kështu ndodhi edhe me Erën e cila nga deklaratat e fillimit ku thoshte “jam single”, në maj iu dorëzua dashurisë dhe e pranoi se ishte e dashuruar dhe shumë e lumtur. Këtë pohim ajo e bëri në radion franceze “Cauet sur NJR”  ku edhe pati një përformancë live.  Aktulisht këngëtarja e hitit “BonBon”, po shijon disa ditë pushimi në Brezovicë.

era_istrefi.png

 

Luana Vjollca dhe Krenar Cocaj

Që pas ndarjes nga Adrijan Gaxha, Luana vjollca nuk është përfolur për ndonjë ldihje të re publikisht. Por ndërkohë që  mediat po fokusoheshin tek lidhja e motrës së saj, Marinës me reperin Getoar Selimi, biondja simpatike kishte nisur tashmë madje po shijonte periudhën më të mirë të romancë sme Krenar Çoçajn i njohur si ish i dashuri i Dafina Zeqirit. Ndërkohë që mundoheshin gjithmonë t’i fshiheshin syrit kureshtar, çifti i ri është kapur mat në aeroport teksa po ktheheshin nga udhëtimi i tyre i radhës.

luana.jpg

 

 

 

Ndarjet

 

Ledri Vula dhe Adela Sollaku

Ata ishin një ndër  çiftet që mundoheshin të tregoheshin sa më shumë diskretë me lidhjen e tyre. Ai  një ndër reperat më të pëlqyer nga femrat, ndërsa ajo  vajza e ish kryeprokurorit Sollaku. Duket si një nga ato fillimet e përrallave me fund të lmtur, por nuk ndodhi kështu. Edhe pse Ledri dukej se kishte një marrëdhënie serioze me Adela Sollakun pasi e kishte prezantuar edhe me familjen e tij,  lidhja e tyre mori fund dhe këtë e pohoi vetë reperi në emisionin “Top Show”  ku pranoi ndarjen . “E kam dashur shumë”, tha ai ndërsa pas kësaj deklarate ish çifti janë parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit,  por nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë rikthim mes tyre.

ledri_dhe_adela.jpg

 

Zaimina Vasjari dhe biznesmeni

Marrëdhënia e Zaiminës me biznesmenin ishte nga ato lidhjet e hekurta. Këngëtarja arriti që për plot 13 vite ta mbante private  lidhjen dhe personin e zemrës, por jo për përgjithmonë pasi ndarja ishte e pashmangshme. Megjithatë Zai nuk duket e penduar dhe këtë e ka shprehur në mënyrë indirekte nëpërmjet disa statuseve të bëra në rrjetet sociale. Ndërkohë personi në fjalë vazhdon të mbetet ende misterioz.

 zaimina.jpg

 

 

Kristela Gjoka dhe Noga

Ndarja  e tyre ishte po aq e përfolur sa edhe lidhja. E njohur në emisionin “Tjetri” në Top Channel, Kristela Gjoka nisi papritur përrallën e dashurisë me  reperin nga Kosova Noga. Edhe pse njerëzit çuditeshin për moshën e tyre, dukej sikur ata të dy kishin njohur për herë të parë dashurinë tek njëri-tjetri. Një dashuri kjo që përfundoi dhe aspak mirë madje. Vetëm pak ditë pas martesës prezantuesja mori vendimin për tu ndarë. Ndërkohë Noga e akuzon atë se e mashtroi dhe se abortoi fëmijën e tyre. Inatet dhe deklaratat thumbuese mes ish çiftit vazhdojnë ende.

 

 kristela.jpg

 

 

 

 

Majk dhe Majlinda

Për Majk, 2016-a mund të ketë qenë një vit i suksesshëm në karrierë por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën e tij personale.  Vetëm pak kohë pasi prezantoi publikisht të dashurën e tij Majlindën, Majk i dha fund lidhjes. Madje thuhej se gjatë kohës që ishin bashkë, ata prisnin të bëheshin edhe prindër por gjithçka përfundoi me disa deklarata hakmarrëse nga ana e Majk.

 

 majk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032181739807129