INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lidhu me mua ose do të publikoj fotot”, djali nga Shijaku i bën presion 25 vjeçares me fotot intime

“Lidhu me mua ose do të publikoj fotot”, djali nga Shijaku i bën presion 25 vjeçares me fotot intime

Publikuar më: 18:49 04-11-2016

Policia e Tiranës, ka shpallur në kërkim një djalë nga Shijaku, pas denoncimit të ardhur nga një 25 vjeçare. Ajo ka kallëzuar ngjarjen në Komisariatin nr.5 para dy ditësh, por se ka pothuajse dy vite rresht që shqetësohet në rrjete sociale dhe në celular nga një person, që, sipas saj, nuk e ka takuar asnjëherë.

Madje, i dyshuari i ka zbuluar edhe fjalëkalimin e profilit të saj në “Facebook”, nga ku ka marrë disa foto të saj personale, që ajo ua kishte nisur disa shoqeve dhe nëpërmjet tyre i bën presion për të pasur një lidhje intime me të.

Burime nga Policia e Tiranës menjëherë pas kallëzimit të Rozeta M., kanë thënë se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, Gerald H., 28 vjeç, banues në Shijak.

Në deklarimet që ka dhënë para oficerëve të Policisë, 25-vjeçarja është shprehur se nuk e ka takuar asnjëherë personin në fjalë, por ka nisur të komunikojë me të para rreth dy vitesh. Ajo është shprehur se gjithçka ka nisur me një kërkesë miqësie që i ka ardhur nga ai, të cilën vajza e ka pranuar.

Më pas i dyshuari ka filluar t’i shkruajë mesazhe në çdo orë të ditës, fillimisht me komplimente për disa javë, derisa i ka kërkuar numrin e telefonit dhe më pas që të takoheshin për të pirë kafe. Por kur vajza e ka refuzuar, ai ka nisur ta fyejë, gjë që e ka detyruar 25-vjeçaren ta fshijë nga profili i saj i “Facebook”-ut.

I mërzitur nga ky “refuzim”, 28 vjeçari nga Shijaku, ka tentuar sërish të hyjë në kontakt me të, duke përdorur adresa të rreme, por përsëri është fshirë nga 25 vjeçarja. Më pas ai i ka hyrë më thellë kësaj pune, duke zbuluar fjalëkalimin e saj të “Facebook”, ku kishte arritur të marrë disa fotografi personale që ajo u kishte dërguar mikeshave të saj, madje edhe numrin e saj të telefonit. Përndjekja më pas ka vazhduar nëpërmjet aplikacioneve “WhatsApp” dhe “Viber”, duke u kthyer në një shqetësim serioz për 25-vjeçaren, e cila e ka ndarë këtë problem me nënën e saj. Kjo e fundit e ka bindur atë që t’i drejtohet për ndihmë Policisë, pasi Gerald H., po i bënte edhe presion me publikim fotosh dhe hapje të adresave false me fotografitë e saj.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083