Selena Gomez po mendon t'i kthehet ekranit të vogël, me një projekt televiziv për rrjetin e famshëm Lifetime.
Raportohet se artistja 23-vjeçare është duke punuar me Kevin Spacey për të realizuar një serial dramatik të bazuar në ekperiencat e saj personale, nje serial ky i cili ka qenë në planet e Gomez që në vitin 2014-të. Ngjarjet mendohet që të kenë në fokus edhe rrethin e ngushtë shoqëror të këngëtares në Los Angeles, përfshirë këtu mikeshën e saj të zemrës Taylor Swift. Akoma pa filluar produksionin, ky serial po krahasohet me atë "Entourage" të rrjetit HBO, i cili është i inspiruar nga jeta e producentit ekzekutiv, Mark Wahlberg, si një aktor i ri në Hollywood. Megjithatë ky nuk është projekti i vetëm me të cilin po punon Selena Gomez, pasi njëkohësisht ajo ka marrë rolin e producentes ekzekutive të serialit "13 Reasons Why" në Netflix, si dhe një tjetër dramë latine për kanalin Freeform!