INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liga e Europës/ Milani dhe Arsenali nuk zhgënjejnë, Lazio mundet thellë së bashku me Seviljen, ekipet franceze dështojnë.

Liga e Europës/ Milani dhe Arsenali nuk zhgënjejnë, Lazio mundet thellë së bashku me Seviljen, ekipet franceze dështojnë.

Publikuar më: 09:50 05-10-2018

U luajtën mbrëmjen e djeshme përballjet e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës. Në sfidat e orës 18:55, spikasin fitoret e Milanit dhe Arsenalit, 2 emra të mëdhenj të futbollit Europian. Kuqezinjtë triumfuan ndaj Olimpiakosit me përmbysje, ndërsa Arsenali mposhti pastër Karabakun e Ansi Agollit, i cili ishte titullar në këtë përballje.

Lumë golash në sfidat e orës 21:00, ku e vetmja përballje me 1 gol ishte ajo mes Çelsit dhe Videotonit. Bluve të Londrës iu mjaftoi vetëm goli i Moratës në minutën e 70-të.

Lacio u mposht me rezultatin 4-1 ndaj skuadrës gjermane Entrakt Franfurt. Strakosha u la pushim nga trajneri në këtë takim. Në sfidat e tjera, Malmo e mbrojtësit të Kombëtares, Binaku dhe Rejnxhersi i Grezdës triumfuan në shtëpi. Të dy futbollistët e Kombëtares e ndoqën ndeshjen nga stoli.

Salzburgu ishte tepër I fortë për Celtic, ndërsa ekipet franceze Marseille, Bordeaux dhe Rennes të treja humbën në ndeshjet e tyre.

Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të djeshme.

 

tabela_1.JPG

tabela_2.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383