Europa League në këtë kompeticion ka bërë partneritet me kompaninë FedEx, e cila i ka mundësuar këtij kompeticioni një algortitëm të posacëm, ku llogariten të dhënat e lojtarëve nga ndeshjet kualifikuese e në vazhdim, për të nxjerrë se kush ka performancën më të mirë.
Ajo funksionon në mënyrë të tillë, që cdo lojtari i maten të dhënat për pozicionin që ai ka në fushën e lojës. Për shembull, heqja e topit dhe bllokimi i tij është një pikë kyce për stastikat e mbrojtësve, ndërkohë që driblimi dhe krosat janë pikë kyce për mesfushorët e krahut.
Nga Shqipëria, Europa League ka nxjerrë tre lojtarët më të mirë, ku i pari qëndron Thomas Strakosha, i dyti është mbrojtësi Egzon Binaku dhe i treti Ansi Agoll, me pikët e tyre respektive.