INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Liga e Kampionëve: Fitojnë Barcelona e Bayerni, zhgënjen Napoli [VIDEO]

Publikuar më: 08:30 20-10-2016

Pep Guardiola doli kokëulur nga stadiumi ku ka dalë me dhjetra herë ballëlartë. Barcelona siguron fitoren e tretë në po kaq ndeshje duke hedhur një hap të madh drejt fazës së 1/8-ave. Skuadra katalanase kaloi pa shumë vështirësi 4-0 Manchester City. Në “Camp Nou”. Lionel Messi ndriçoi natën katalanase me një tregolësh që i siguroi 3 pikë ekipit spanjoll që shtron rrugën për të vazhduar më tej në këtë kompeticion. Në krahun tjetër, Manchester City tregoi limite të theksuara sidomos në fazën sulmuese, duke mos arritur të gjejë çelësin e portës katalanase për 90 minuta. Me këtë fitore Barcelona mban kreun e grupit me 9 pikë, e ndjekur nga Manchester City me 4 dhe Borussia Mounchengladbach me 3 që triumfoi 2-0 në fushën e Celtic. Në Londër Arsenali shkatërroi 6-0 bullgarët e Ludogorets, ndërsa në Francë, PSG mundi 3-0 Baselin me gola të Di Marias, Mouras dhe Rabiot. Fitore të lehtë arriti edhe Bayern Munchen që u imponua 4-1 ndaj PSV Eindhoven, ndërsa Atletico Madrid siguroi fitoren e tretë në grupin D pasi kaloi rusët e Rostov 1-0 me gol të Carrasco. Në Grupin B, Napoli u ndal në 3-2 nga Besiktas në “San Paolo” por mbetet në krye me 6 pikë, ndërsa Besiktas u ngjit në kuotën e 5 pikëve i ndjekur nga Benfica me 4 pas suksesit 2-0 në fushën e Dinamos së Kievit.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723