Kanë startuar dje në mbrëmje ndeshjet e Champions League, ku supersfida ka qenë PSG-Arsenal, ndeshje e cila ka përfunduar në barazim 1-1.
Ekipi ku luajnë dy shqiptarët Xhaka dhe Mustafa është ndëshkuar që në minutën e parë me anë të një goli të shënuar nga Cavani. Goli i uruguajanit nuk ka mjaftuar që PSG të sigurojë 3 pikëshin e parë në Champions League në një ndeshje tepër delikate për francezët, pasi janë ndëshkuar në minutën e 79’ nga Sanchez.
Me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e grupit A, Bazel- Ludogorets Razgrad. Trajneri Urs Fischer ka aktivizuar nga minuta e parë Taulant Xhakën, i cili ka bërë një lojë mjaft të mirë gjatë 90 minutave. Bazeli u gjend në disavantazh prej fundit të pjesës së parë, por në minutën e 79’ Renato Steffen barazoi rezultatin.
Napoli e ka nisur me fitore fazën në grupe të Ligës së Kampionëve duke përmbysur Dynamo Kyivin në kuadër të Grupit B. Denis Garmash shënoi për ukrainasit, por me dy gola të Arkadiusz Milik, italianët e fituan ndeshjen. Në këtë sfidë nga minuta e parë u angazhua mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj, duke hedhur poshtë dyshimet se trajneri ka vendosur ta mbajë në bankën rezervë.
Ndërsa ndeshja tjetër e grupit B, Benfica-Beshiktash ka përfunduar 1-1. Ndërsa kryesonin ndeshjen nga minuta e 12’, portugezët janë shokuar nga një gol nga ana e Anderson Talisca në minutën e tretë shtesë çka u dha turqve të Beshiktash 1 pikë mjaft të vlefshëm.
Barcelona në Camp Nou ka bërë detyrën ndaj skocezëve të Celtic duke fituar me rezultatin 7-0, tre gola të shënuar nga Messi, dy gola Suarez, Naymar dhe Iniesta. Një ndeshje e lehtë ishte edhe për Bayern Munchen i cili fitoi 5-0 në Allianz Arena ndaj Rostov me gola të Lewandowski ,Muller , Kimmich i cili shënoi dygolësh, , Juan Bernat . Një fitore jo e lehtë ka qenë ajo e Atletico Madrid ndaj holandezëve të PSV në transfertë.
Sfida tjetër e Grupit C mes Manchester City dhe Borussia Moenchengladbach është shtyrë për shkak të motit të keq.