INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liga e Kampioneve: Partizani barazon 1-1 me Ferencvaroshin

Liga e Kampioneve: Partizani barazon 1-1 me Ferencvaroshin

Publikuar më: 09:10 14-07-2016

Partizani nuk ka shkuar më tepër se një barazim 1-1 ndaj gjigantit hungarez, Ferencvarosh. Fili shtoi shpresat e të kuqve në pjesën e dytë kur realizoi super-golin në minutën e 48-të, ndërsa festa zgjat vetëm 13 minuta, sepse hungarezët barazojnë me Bode në ndeshjen e parë të fazes eleminatore të Champions League.

Pjesa e parë

Të kuqtë e nisin ndeshjen pa ndryshime nga takimi i luajtur kundër Slovan Bratislavës edhe pse në përbërjen e tyre afruan dy lojtarë me potencial në sulm, Ekuban dhe Volas. Loja në pjesën e parë nuk është shumë e fortë, por që të kuqtë patën rastet e tyre për shënim. “Demat” në disa raste mbrohen mirë, ndërsa shfrytëzojnë kundërsulmin me Filin.

Pjesa e dytë

Për Partizanin pjesa e dytë nis me gol. Fieraku Realdo Fili përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Ferencvarosh, merr topin dhe gjuan pa hyrë në zonë duke e çuar në rrjetë sferën. Entuziazëm i të kuqve, të cilët sërish me Filin kanë mundësi që të shënojnë golin e dytë 8 minuta më vonë, por që nuk ja dalin.

Kur nuk shënon do të pësosh, kështu hungarezët shfrytëzojnë mirë sulmin dhe “kërcënojnë” portën e mbrojtur nga Alban Hoxha, por pa arritur që të realizojnë. Megjithatë, në minutën e 71 Bode hyn në zonë dhe gjuan me të djathtën, duke shënuar golin e barazim. Pak minuta pas këtij goli hungarezët kanë mundësi të shënojnë, por që deri në përfundim të takimit shifrat mbeten në 1-1. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në Hungari, ndërsa Partizani nuk është favorit për të kaluar, pasi ka pësuar në fushën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0028591156005859