INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liga e Kombeve, Shqipëria do të përballet me grup “ferri”

Liga e Kombeve, Shqipëria do të përballet me grup “ferri”

Publikuar më: 11:35 27-01-2017

UEFA ka shpjeguar sot përsëri për tifozët se si do të funksionojë Liga e Kombeve, turneu i cili ka si objektiv që të zëvendësojë miqësoret dhe që garanton 4 vende në fazën finale të Europianit pasardhës.

Parashikimi për Shqipërinë nuk është ndër më të mirët pasi sipas UEFA-s, Liga C, në të cilën parashikohet të jenë pjesë kuqezinjtë do të jetë “shumë konkurruese”.

Ndarja në Liga do të bëhet sipas renditjes së UEFA-s së nëntorit 2017, por sipas renditjes aktuale, kjo do të ishte përbërja provizore e tyre, ku secila do të nxjerrë një skuadër e cila shkon direkt në Euro 2020:

LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Gjermani, Francë, Belgjikë, Portugali, Zvicër, Spanjë, Angli, Itali, Kroaci, Poloni, Irlandë, Ukrainë.

LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Holandë, Rusi, Islandë, Hungari, Uells, Bosnjë Hercegovinë, Suedi, Greqi, Sllovaki, Austri, Izrael, Slloveni.

LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare)
Irlandë e Veriut, Rumani, Republika Çeke, Turqi, Shqipëri, Danimarkë, Mali i Zi, Serbi, Bullgari, Skoci, Norvegji, Lituani, Azerbajxhan, Qipro, Finlandë.

LIGA D (skuadra ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare)
Estoni, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Letoni, Ishujt Faroe, Kazakistan, Moldavi, Luksemburg, Maqedoni, Kosovë, Lihtenshtejn, Maltë, Andorra, San Marino, Gjibraltar.

Në bazë të renditjes në Ligën përkatëse, do të përpilohet edhe lista për vazot e shortit të eliminatoreve të Euro 2020, si dhe do të përcaktohet se cilat skuadra ngjiten një Ligë më lart dhe kush bie një Ligë më poshtë./ Panorama Sport

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113