INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liga e Kombeve, zbulohet grupi i Kosovës dhe Shqipërisë

Liga e Kombeve, zbulohet grupi i Kosovës dhe Shqipërisë

Publikuar më: 11:42 11-10-2017

UEFA ka konfirmuar sot ndarjen përfundimtare të skuadrave kombëtare nëpër 4 ligat e Ligës së Kombeve.

Sipas renditjes së FIFA-s, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, ku do të ketë si kundërshtarë pjesën më të madhe të kombëtareve të Ballkanit.

Liga C do të përbëhet nga tre grupe me nga katër ekipe dhe një grup me tre ekipe. Shorti për ndarjen në grupe do të hidhet më 24 janar të 2018-s.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, SHQIPËRIA, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Ndërkohë Kosova do të jetë pjesë e Ligës D. Në këtë ligë do të marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksembyrgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715