INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liga e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Duka dhe Vokrri japin lajmin e madh

Liga e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Duka dhe Vokrri japin lajmin e madh

Publikuar më: 17:16 15-01-2017

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e Federatës së Futbollit të Kosovës për vitin 2016. I pari i FSHF-s, pas ceremonisë është pyetur edhe për një ligë të përbashkët Shqipëri – Kosovë.

Ai në parim tha se është pro për një ligë të tillë.

“Ka kohë që flitet për një ligë të tillë dhe për këtë jemi duke biseduar me presidentin Fadil Vokrri, nëse do të kemi një Ligë apo një Kupë të përbashkët. Mund të kemi një ligë të përbashkët me 10 ekipet më të mira, ose një garë kupe me sistem eliminimi. Unë jam për një aktivitet të përbashkët”, tha ndër të tjera Duka.

Gjatë kësaj mbrëmje gala, e njëjta pyetje i është bërë edhe presidentit të Federastës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili në një intervistë të dhënë për “Olle” ka deklaruar:

 “Përpara ka qenë vetëm një demagogji për t’u bashkuar dy ligat, sepse nuk ka pasur as gjasa minimale. Tani jemi të barabartë. Për t’u realizuar kjo duhet të bëhet në harmoni me UEFA-n, dhe më pas të shikohen avantazhet që sjell liga e përbashkët, pasi kjo duhet të jetë në interes të të dyja federatave dhe jo të dëmtohet ndonjëra”, ka thënë Vokrri. 

Article Logic
Execution time: 0.0040900707244873