INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligj i ri, kastrim kimik dhe ekzekutim për pedofilët [FOTO]

Ligj i ri, kastrim kimik dhe ekzekutim për pedofilët [FOTO]

Publikuar më: 18:06 14-10-2016

Pedofilët do të kastrohen kimikisht ose do të ekzekutohen, në bazë të ligjeve të ashpra të miratuara së fundmi nga parlamenti indonezian në përgjigje të përdhunimit brutal në grup që çoi edhe në vrasjen e një vajze 14 vjeçare. Ky ligj i ri nënkupton që shkelësit e përsëritur të ligjit dhe ata që abuzojnë me anëtarët e familjes, mund të përballen me një dënim nga 10 deri në 20 vite burg. Gjykata gjithashtu mund të urdhërojë kastrimin kimik për ta, ose tu vendoset një mikroçip për ti bërë ata më lehtë të lokalizueshëm. Në raste ekstreme, ku përdhunuesi e vret viktimën ose e lë atë me pasoja psikologjike, ose me sëmundje seksualisht të transmetueshme, ai mund të ekzekutohet.

E gjitha kjo ka ardhur pas protestave të shumta, për përdhunimin dhe vrasjen e 14 vjeçares, Yuyun, nga një grup prej 12 personash, të cilët janë arrestuar, në Sumatra të Indonezisë, në muajin Prill. Yuyun u rrëmbye dhe u sulmua gjatë kohës që po kthehej për në shkollë. Trupi i saj u gjet i vdekur në një pyll, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713