INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligj i ri, kastrim kimik për pedofilët

Ligj i ri, kastrim kimik për pedofilët

Publikuar më: 21:00 26-05-2016

Një ligj i ri shumë i rreptë në Indonezi do i detyrojë dhe ata që s'janë më në burg të vendosin një byrzylyk që i bën lehtësisht të lokalizueshëm. Ligji, shkruan NY Times, vjen si pasojë e një përdhunimi në masë të një 14 vjeçareje në ishullin e Sumatras, nga disa adoleshentë që më pas u dënuan me 10 vite burg. Një amendament ndaj ligjit të 2002-ës për mbrojtjen e fëmijeve, do i lejojë tani gjyqtarët të japin dënimin e kastrimit kimik me shumë kujdes.
Presidenti i shtetit ka komentuar që krime të këtij lloji kanë rrezikuar rritjen e fëmijeve dhe kanë shqetësuar paqen, sigurinë dhe rendin e vendit, prandaj ndaj tyre do merren masa të jashtëzakonshme.

Dënimi për pedofilët në Indonezi është shtuar me 10 vite. NY Times gjithashtu na kujton që vitin e kaluar autoritetet kanë pushkatuar 13 trafikantë droge, nga të cilët 12 të huaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373