INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligj i ri për duhanin, tashmë edhe marka shqiptare

Ligj i ri për duhanin, tashmë edhe marka shqiptare

Publikuar më: 09:10 29-10-2018

Tregtimi i duhanit në vendin tonë është shoqëruar gjithnjë me problematika. Por më shqetësues ka qenë tregtimi i duhanit nga prodhuesit. Për të zgjidhur këto problematika qeveria propozon një projektligj të ri i cili ka bërë publik dhe rregullat e reja. Mësohet se në projektligjin e ri për prodhimin dhe tregtimin e duhanit i hartuar së fundmi nga Ministria e Bujqësisë bën detyruese lidhjen e kontratës mes prodhuesit dhe grumbullues-përpunuesit si dhe detyrimin që subjektet grumbulluese të shlyejnë detyrimin financiarë jo më të duhanit. Gjithashtu pagesa duhet të behët jo më vonë se 30 ditë nga data e faturës financiare, sipas kontratës.

Projektligji i ri synon përmirësimin e kuadrit ligjor për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij, me synim rritjen e formaliteti, luftën ndaj produkteve ilegale, që nuk paguajnë taksa dhe shtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Çdo fermer që prodhon duhan do të pajiset me kartelën personale të konfirmuar zyrtarisht nga njësia përgjegjëse për bujqësinë në qarqe.
Baza e re ligjore zgjidh konfliktin mes fermerëve prodhues dhe grumbullues-përpunuesve lidhur me sezonin e grumbullimit të duhanit, duke përfshirë detyrimin ligjor për përgatitjen e mostrave para fillimit të sezonit, demonstrimin e tyre në çdo pikë të grumbullimit sipas tipeve të duhanit.
Më pas ato paraqiten zyrtarisht në institucionin përgjegjës që mbulon fushën e duhan-cigareve, me gjithë kopjen e kontratës së lidhur mes palëve në fillim te sezonit të prodhimit, grafikut të grumbullimit, listën e pikave të grumbullimit, vendndodhjen e tyre, garancinë bankare për shlyerjen e 100 % të vlerës së prodhimit të kontraktuar dhe mbi këtë bazë merr miratimin nga institucioni përgjegjës që mbulon fushën e duhan-cigareve.
Në këtë projektligj është përcaktuar afati i fillimit dhe përfundimit të grumbullimit të duhanit nga 1 nëntori deri në 31 mars të vitit pasardhës.
Ministria e Bujqësisë sqaron se miratimi i këtij projektligji krijon lehtësira për fermerët e vendit tonë që prodhojnë duhan dhe detyron grumbulluesit dhe përpunuesit për të zbatuar standardet shtetërore në fuqi.
Prodhuesit dhe importuesit e produkteve të duhanit detyrohen të regjistrojnë markat e këtyre produkteve në Regjistrin e Markave pranë institucionit përgjegjës që mbulon fushën e duhan-cigareve.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833