INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligj të fortë për azilkërkuesit, Gjermania do penalizojë ata që gënjejnë

Ligj të fortë për azilkërkuesit, Gjermania do penalizojë ata që gënjejnë

Publikuar më: 09:10 04-02-2019

Gjermania ka forcuar edhe më shumë rregullat për azilkërkuesit.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, nëse azilkërkuesit e refuzuar fshehin identitetin do të humbasin “duldung“-un, lejen e përkohshme të toleruar.

Agjencia e lajmeve, AFP dhe gazeta “Die Welt” citojnë një draft të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin: “Kush e pengon dëbimin e tij vetë, për shembull, duke u dhënë të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë ose nuk bashkëndihmon në sigurimin e pasaportës, nuk do të marrë në të ardhmen më ‘duldung’ (lejen e përkohshme të toleruar të qëndrimit)

Ky i huaj do të pajiset vetëm me një leje që shënon, se ai është i detyruar të largohet nga Gjermania”, raporton gazeta “Die Welt”.

Synimi i këtij ashpërsimi ligjor është të ndahen azilkërkuesit e refuzuar që pengojnë vetë dëbimin e tyre nga ata që për arsye të njohura nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë pasaportë, kanë arsye të forta humanitare që flasin kundër dëbimit apo në rajonin e banimit të personit nuk ka fluturime për shkak se është një rajon krize.

Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809