INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligjërisht i ndaluar, por ja se çfarë sëmundje shëron kanabisi...

Ligjërisht i ndaluar, por ja se çfarë sëmundje shëron kanabisi...

Publikuar më: 17:40 28-01-2018

Epileptikët kanë pasur më pak se 43.9 për qind kriza epileptike pasi e kanë marrë një ilaç më përmbajtje kanabisi.

Rënia e krizave shkakton dëmtim në fije muskulore që zgjasin më pak se 15 sekonda.

Një ilaç i prodhuar nga kanabisi redukton rastet më epilepsi duke reduktuar afër 50 për qind krizat epileptike, tregon një studim i ri.

Të sëmurit nga sindromi Lennox – Gastaut, të cilët janë në gjendje të rëndë, kanë mundësi që për 43.9 për qind të ulin krizat epileptike nëse e marrin këtë ilaç çdo ditë për 14 javë, tregon një studim i ri amerikan.

“Tretmanët shtesë janë kërkesë e domosdoshme për pacientet të cilët vuajnë nga kriza të pakontrolluara epileptike dhe për këtë duhet më shumë shpresë për ata që jetojnë në këto kushte”, thotë Christina SanInocencio, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Lennox-Gastaut Syndrome Foundation.

Ilaçi, i njohur me emrin Epidiolex, përmban cannabidiol, i cili është substancë ushqyese e marrë nga kanabisi që thuhet se posedon benifite të mëdha mjekësore dhe raportohet se ndihmon njerëzit që vuajnë nga migrena, psoriasisi (sëmundje e lëkurës), aknet dhe depresioni.

Cannabidioli nuk përmban substanca të THC, që do të thotë nuk është komponenti psikoaktive i kanabisit që i bën njerëzi të jenë “high” (gjendje psikoze pas marrjes se kanabisit në formë cigareje).

Si erdhi të ky zbulim                                          

Studiuesit nga Qendra Spitalore në Massachusetts kanë analizuar 171 të sëmurë me sindromin e Lennos – Gastaut mes moshës dy dhe 55 vjeç.

Shkencëtarët kanë hulumtuar ndikimin e cannabidiolit duke e shtuar në terapinë e tyre dhe kanë kontrolluar krizat epileptike tek pacientet me forma tretmani sipas kushteve.

Në fillim të studimit, të sëmurit s’paku kanë përjetuar dy kriza epileptike në javë gjatë çdo muaji.

Ata morën rreth 20mg/kg të cannabidiolit çdo ditë apo hapa qetësues për 14 javë. “Këto rezultate ofrojnë shpresë”.

Rezultatet e mëtejshme treguan se hapi qetësues fillimisht reduktojë krizat epileptike në 21.8 për qind.

“U bën trajtime shtesë për pacientët në nevojë të cilët vazhduan të vuajnë nga krizat e pakontrolluara epileptike dhe këto rezultate ofrojnë më shumë se shpresë për ata që jetojnë në këto kushte”, tha znj. SanInocensio.

Edhe pse shumica e efekteve anësore janë të buta, komplikime pati tek 86 për qind të pacienteve që morën cannabidiol përfshirë këtu diarre, përgjumje dhe largim apetiti.

Zbulimi i ri u botua në revistën shkencore “The Lancet”.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496