INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligjet, aprovojnë 10 milionë lek shtesë për buxhetin e Presidencës

Ligjet, aprovojnë 10 milionë lek shtesë për buxhetin e Presidencës

Publikuar më: 12:25 06-12-2016

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka vendosur t’i shtojë 10 mln lekë buxhetin e institucionit të Presidentit. Kërkesa e Presidentit Bujar Nishani ishte për të shtimin e buxhetit në shifrën 20 milionë lek por Ligjet kanë vendosur të miratojnë një shtesë prej 50 përqind të kërkesës. Deputeti Alfred Peza ka deklaruar se ëshët vendosur të bëhet për një shtesë prej 10 mln lekësh për investime operative.
Rreth dy javë më parë Institucioni i Presidenti u ankua para Parlamentit dhe kritikoi qeverinë, për sa i përket trajtimit financiar nga buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatë Kushtetuese.
Përfaqësuesit e këtij institucioni kërkuan 20 milionë lek shtesë në buxhetin e presidencës, nga fondet e alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775