INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji ANTISHPIFJE, Opozita flet për shkelje të Kushtetutës

Ligji ANTISHPIFJE, Opozita flet për shkelje të Kushtetutës

Publikuar më: 16:52 23-12-2018

Edi Rama është kërcënim për lirinë e medias në Shqipëri. Kjo është akuza e re e opozitës, e cila vjen menjëherë pas publikimit të ndryshimit në ligjin e medias audiovizive, i njohur ndryshe dhe si ligji antishpifje.

Albana Vokshi:
“Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama, ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Median Audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale”
Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë gjobë e deri në mbylljen e portaleve të ndrysh,me. Por kjo masë për opozitën është një shkelje e rëndë për lirinë e medias, një procedurë e cila sipas demokratëve nuk e gjen vend në asnjë shtet të bashkimit Europian.
Albana Vokshi:
“Asnjë nga këto parashikime antidemokratike nuk është model i ndonjë vendi të Bashkimit Europian. Kjo nuk është nje paketë antishpifje. Kjo është paketa e censurës së plotë së medias”.
Opozita i konsideron këto ndryshime antikushtetuese dhe të rrezikshme për vendin.
Albana Vokshi:
“Për PD është jetike që kjo hapësirë informative te mbetet e lire dhe e pavarur. Liria e medias duhet të jetë udhërrëfyesi kryesor në gjetjen e mekaniznave vetërregullues, që ndalojnë Ramën dhe Qeverinë të ndërhyjë në përmbajtjen e lajmeve. Ne besojmë se u takon edhe gazetarëve të tregojnë publikisht dhe me zë të lartë kundërshtinë ndaj kësaj përpjekje të Edi Ramës për të qenë drejtor lajmesh në televizione, gazeta dhe portale online. Ne inkurajojmë gazetarët të protestojnë kundër censurës dhe autocensurës që po dikton nga qeveria”.

Article Logic
Execution time: 0.0016348361968994