INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i koncesioneve do të ndryshojë! Zbuloni detajet…

Ligji i koncesioneve do të ndryshojë! Zbuloni detajet…

Publikuar më: 16:05 22-01-2019

Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj ka publikuar ndryshimet që do të bëhen me ligjin e ri për Koncesionet dhe për Partneritetet Publike Private.

Ahmetaj bën me dije se ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti do të sjellë një ndryshim në menaxhimin dhe kontrollin e PPP-ve.
Me ligjin e ri nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, përveçse në porte aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.
Gjithashtu do të shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe do të forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP dhe gjatë zbatimit të kontratave.

Postimi i plotë i Ahmetajt në Facebook:
Pr.ligji i ri për Koncesionet dhe PPP, të cilin e iniciuam në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me shumë kënaqësi do ta finalizojmë shumë shpejt në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar.

Nga 1 korriku 2019:
1. Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.
Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

2. Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar

3. Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545