INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i Ri : “Burrat t'i rrahin gratë nëse ato refuzojnë të bëjnë seks”

Ligji i Ri : “Burrat t'i rrahin gratë nëse ato refuzojnë të bëjnë seks”

Publikuar më: 08:42 30-05-2016

Lideri i një këshilli islamik në Pakistan propozoi një ligj që i lejon burrat të rrahin lehtë gratë e tyre si një formë disipline. Në propozimin prej 75 faqesh, Muhamed Khan Sheerani sugjeron se një rrahje e lehtë është e pranueshme nëse lind nevoja për të ndëshkuar një grua.

Propozimi ndalon rrahjet e dhunshme dhe thotë se një shkop i vogël mjafton për të shkaktuar frikë. Këshilli i Ideologjisë Islamike është një organizëm i fuqishëm kushtetues që këshillon Parlamentin e Pakistanit nëse ligjet janë apo jo në përputhje me mësimet e islamit.

Propozimi i fundit i këtij këshilli shihet si një kundërpërgjigje ndaj një projektligji të mëparshëm që parashikonte mbrojtje për gratë e abuzuara. Por këshilli i hodhi poshtë këtë duke e cilësuar joislamike dhe shkroi propozimin e tij që përfshin edhe rekomandimet për rrahjen e lehtë.

“Një burrë duhet të lejohet të rrahë lehtë gruan e tij, nëse ajo sfidon urdhrat e tij dhe refuzon të vishet sipas dëshirave të burrit, nëse refuzon kërkesat për seks pa justifikime fetare ose nëse nuk lahet pas seksit dhe gjatë periudhës menstruale”, shkruhet në propozim.

Rrahja është e pranueshme sipas këtij këshilli kur gruaja nuk mbulon kokën, nëse bashkëvepron me të panjohur, nëse flet me zë të lartë dhe nëse jep para pa lejen e burrit.

Por propozimi lejon që gratë të marrin pjesë në politikë dhe të bëhen gjykatëse. Propozimet e Këshillit të Ideologjisë Islamike janë rekomandime dhe nuk aplikohen nëse nuk miratohen në Parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0043659210205078