INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i ri - Të papunët vetëm një shans për tu punësuar!

Ligji i ri - Të papunët vetëm një shans për tu punësuar!

Publikuar më: 10:38 24-02-2016

Në zyrat e punësimit rezutojnë të regjistruar 152 mijë punëkërkues, ku një pjesë e tyre përfitojnë pagesë nga skema e ndihmës ekonomike. Por para se të përfitojnë para nga shteti më herët këtyre personave iu ofroheshin deri në tre varjate punë e nese nuk i pranoni apo s’u përshtateshin ata merrnin ndihmën ekonomike, por me ligjin e ri, Për Punëkërkuesit, që ka hyrë në fuqi ata do të kenë mundësi më të kufizuara.
Sipas ligjit të ri çdo punëkërkues, i cili do të refuzojë ofertën e punës qoftë edhe një herë do të humbasë statusin si i tillë. Sipas Monitor me shumë të ngjarë kjo masë merret që shumë nga përfituesit e ndihmës ekonomike të përjashton nga marrja e parave. Me anë të këtij ligji do të bëhet e mundur gjithashtu, që të të identifikohen dhe të ndahen grupet e punëkërkuesve, të cilët janë vërtet të interesuar për t’u punësuar, dhe ata, që u intereson regjistrimi thjesht për të përfituar nga skema të ndryshme, siç është ndihma ekonomike apo edhe karta e shëndetit. Kjo është pjesë e nismës së qeverisë kundër informalitet.
Ligji parashikon edhe proçesin e regjistrimit të punëkërkuesve të papunë. Për çdo person, i cili do të paraqitet në zyrën e punësimit për të kërkuar punë, zyra e punësimit do të bëjë verifikimet përkatëse në organet tatimore, nëse personi rezulton i punësuar apo i vetëpunësuar, dhe brenda një muaji kalenderik, nga data e paraqitjes, vendos për dhënien apo jo të statusit të punëkërkuesit të papunë.
Punëkërkuesi i regjistruar duhet të paraqitet çdo muaj në zyrën e punësimit, apo sa herë t’i kërkohet një gjë e tillë nga kjo zyrë. Punëkërkuesve, të cilët paraqiten në zyrën e punësimit për regjistrim, pas intervistimit dhe vlerësimit të karakteristikave profesionale dhe individuale të tyre, bazuar në gjendjen e vendeve të lira që disponohen, u ofrohen oferta pune të përshtatshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547