INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji për “Call Center”, reagon kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Ligji për “Call Center”, reagon kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Publikuar më: 18:37 09-12-2016

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industisë, Nikolin Jaka deklaroi sot se miratimi i ligjit për shërbimin ”call center” nga senati italian nuk do të ketë efekte negative në kompanitë e konsoliduara që operojnë në vendin tonë.

Ndryshe nga sa u deklarua në media se miratimi i ligjit do të sillte humbjen e rreth 25 mijë vendeve të punës në këtë sektor, Jaka thotë se në bazë të informacioneve që kemi mbledhur, por edhe nga konsultimet me qeverinë shqiptare, rezulton se nuk do të ketë shkurtime të mëdha të vendeve të punës.

“Efektet do të jenë të shtrira në kohë, nuk do të jenë të menjëhershme. Implementimi i këtij ligji nuk parashikohet të sjellë shkurtime të mëdha të vendeve të punës”, deklaroi Jaka.

Sipas tij, është një ligj që kërkon të shtrëngojë rregullat dhe të kontrollojë saktësisht shërbimin e ofruar nga operatorët kryesisht për konsumatorin italian dhe që vjen në sinkron me atë çfarë sipërmarrjet duhet të bëjnë në zbatim të ligjit .

“Ajo çka unë kam marrë si reagim nga kompanitë që operojnë në këtë sektor, është se në përgjegjësi nuk rrezikohen kompanitë, sidomos ato të mëdhatë”, u shpreh Jaka. Mund të ketë, thotë Jaka, efekte negative sporadike për kompanitë që janë ende në faza strukturimi, që kanë kontrata të pakonsoliduara dhe jo të sektorëve të cilët japin qëndrueshmëri për ekzistencën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249