INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji për Gjykatën Speciale, reagon Thaçi: E ardhmja e Kosovës e sigurt

Ligji për Gjykatën Speciale, reagon Thaçi: E ardhmja e Kosovës e sigurt

Publikuar më: 16:08 23-12-2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për ligjin e Gjykatës Speciale duke u dhënë fund spekulimeve që qarkullojnë në media. Thaçi tha se institucionet mbeten plotësisht të angazhuara për të ardhmen e vendit dhe për proceset e saj demokratike. “Mes spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe për proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”,shkruan Thaçi në Twitter. Një ditë më parë ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie e konsideroi të tmerrshme idenë për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale. Një seancë e jashtëzakonshme e parashikuar për tu zhvilluar dje në Kuvendin e Kosovës me qëllim për të rrëzuar ligjin për Gjykatën Speciale dështoi. Pas kësaj, Thaçi e Haradinaj u takuan urgjentisht në presidencë.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824