INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lihet i lirë 8 ditë para dasmës 24-vjeçari që akuzohej për trafikim droge

Lihet i lirë 8 ditë para dasmës 24-vjeçari që akuzohej për trafikim droge

Publikuar më: 13:29 19-08-2017

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lënë të lirë 24 vjeçarin Arvis Muça i cili ishte arrestuar për trafikimin e 1.3 ton droge.

Organi i akuzës ka tërhequr akuzën e sepse nuk ka asnjë provë për të vërtetuar se Muça është i implikuar në këtë ngjarje.

24 vjeçari është lënë i lirë 8 ditë para ditë së dasmës, në 27 gusht ai do lidhi kurorë.

Gjatë gjykimeve ai është shprehur se me akuzat që kanë ngritur do ta marrin më qaf pasi pret të martohet.

Tregtari i makinave u shpreh se mjetin ku u gjet droga ia kishte shitur shtetasit Ergest Sina, por nuk ka ndërruar pronësinë e saj. Ai madje ka thënë se Sina i kishte edhe 350 euro borxh për blerjen e mjetit.

Muça arrestua në kuadër të operacionit “Piloti”, ndërsa në dosjen e prokurorisë thuhet se pas arrestimit të tre personave që u kapën në 2 mjete me 1 ton e 350 kg kanabis, “Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi ndalimin edhe të shtetasve: Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj. Këta dy shtetas rezultojnë të kenë lidhje me pronësinë e mjetit tip fuoristradë, në të cilën u gjend rreth 350 kg lëndë narkotike. Në deklarimet e tyre, ata kanë mohuar të jenë përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike. Gjithsesi, ata kanë dhënë dëshmi mbi tjetërsimin e pronësisë së mjetit, të cilat duhen verifikuar. Në bazë të këtyre elementëve, por edhe të tjera të dhëna të cilat përbëjnë sekret hetimor, Prokuroria për Krime të Rënda dyshon se këta persona, në bashkëpunim me të tjerë, janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.”

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521