INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lihet në burg babai i vëllezërve Kusi që dyshohet se vranë Indrit Çelën

Lihet në burg babai i vëllezërve Kusi që dyshohet se vranë Indrit Çelën

Publikuar më: 11:17 25-08-2019

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg babain e Albano dhe Griseldo Kusit, të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj pak ditë më parë në kryeqytet. Të njëjtën masë sigurie, “arrest me burg” Gjykata ka vendosur dhe për dy të arrestuar të tjerë.

Masat
Gjyqtari vendosi masën e "arrestit me burg" për Bujar Kusin, 54 vjeç, babai i Albano dhe Griseldo Kusit. "Arrest me burg" u dha dhe për shtetasit Ali Sula 43 vjeç dhe Ferdinant Bakalli 41 vjeç.
Ndërkohë për Luan Çakën 36 vjeç, u vendos "arrest shtëpie". Katër të arrestuarit akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, me kërkesë të prokurores. Mësohet se asnjë nga të pandehurit nuk ka pranuar se të ketë parë skenën e krimit. Ngjarja është zbardhur nga kamera e sigurisë e vilës.
Më herët Gjykata ka lënë në burg Lorenc Veliaj, i cili kishte lidhje shoqërore me dy të kërkuarit për vrasje Albano dhe Griseldo Kusit.
Këta të fundit i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit meqenëse nuk kishte precedent penal.

 indrit_cela.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022358894348145