INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lihet në burg Desara, Avokati: vajza është dhunuar

Lihet në burg Desara, Avokati: vajza është dhunuar

Publikuar më: 10:26 04-04-2016

“Arrest me burg” për Desara Mançellari. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës, i cili u dha paraditen e së hënës. Mançellari akuzohet se dogji 4 makinat e familjes së të dashurit pak ditë më parë.

Trupi gjykues ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurorët ndaj 23-vjeçares, për “shkatërrim prone” me anë të zjarrit.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Mançellarit ka kërkuar nga gjykata një masë më të lehtë për klienten e tij, me argumentin se vajza është dhunuar nga familjarët e Filip Papajanit. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga togat e zeza.

Desara Mançellari thotë se e kreu veprimin e saj pas një konflikti me të dashurin. Një ditë më parë mediat publikuan videon ku Desara i vuri zjarrin makinës së nënës së dashurit të saj, e më pas flakën kanë përfshirë edhe 3 makina të tjera. 

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508