INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LIKE Shqip Top 10 - Klasifikimi i javës

LIKE Shqip Top 10 - Klasifikimi i javës

Publikuar më: 18:50 27-02-2016

Asnjë javë nuk është e qetë në votimin e klasifikimit të 10 këngëve më të pëlqyera shqip, pasi votimi bëhet gjithmonë e më intensiv.

Megjithatë këtë javë nuk kemi pasur shumë ndryshime në listën tonë me 10 këngët e preferuara shqiptare të lexuesve të intv.al. Ajo çka spikat më shumë është rënia përfundimtare nga froni i Majk me “Dashni” i cili e kishte dominuar këtë klasifim për javë me radhë, megjithatë vendi i 6-të pas gjithë kësaj kohe nuk është dhe aq keq. Young Zerka ka mundur që të fitojë një pozicion me këngën e tij “Like Rihanna”, duke u ngjitur kështu në vendin më të ulët të podimut, atë të tretë. Konfirmohen dy vendet e para, respektivisht Alban Skënderaj me “Unë dhe Ti” në vend të dytë, ndërsa Blunt & Real me “Presion” në krye të klasifikimit tonë. Dyshja e hip hop janë dominuesit e rinj të Top 10 Like Shqip pasi kanë mbi 3 javë që nuk e lëshojnë vendin e parë. Ky është klasifikimi i plotë:

 10. Asnihere - Adrian Gaxha ft Lindon
9. Dhezu – Mozzik
8. Edhe 3 - Gjiko ft. Mc Kresha
7. Eja Eja - Butrint Imeri
6. Dashni – Majk
5. Number One – Noizy
4. Bonbon - Era Istrefi
3. Like Rihanna - Young Zerka
2. Une dhe Ti - Alban Skenderaj
1. Presion - Blunt & Real

Vazhdoni të votoni për këngën tuaj të preferuar, ndërkohë që këtë javë shtohet edhe një realizim i ri, bashkëpunimi i Kidës me Ermal Fejzullahun, “Mi Amore”.

Article Logic
Execution time: 0.0023529529571533