INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LIKE Shqip Top 10 - Klasifikimi i javës

LIKE Shqip Top 10 - Klasifikimi i javës

Publikuar më: 19:57 12-03-2016

Nuk reshtin surprizat në klasifikimin e javës së këngëve më të pëlqyera shqip nga lexuesit e intv.al.

Duket se qëndrimi në fron i Kidës dhe Ermal Fejzullahut me “Mi Amore”, zgjati vetëm një javë pas debutimit mbresëlënës në vendin e parë. Rikthehet pas një jave pushim në fronin e Top 10 Like Shqip, “Presion” e Blunt&Real të cilët kishin qëndruara për plot 3 javë të parët para se të kaloheshin përkohësisht në renditje nga Kida dhe Ermali. Në vendin e dytë ngjitët Alban Skënderaj me “Unë dhe Ti”, pozicion me të cilin ishte familjarizuar edhe në javët e kaluara. Hyrjet e reja, "Sa t'kom dasht" nga Nora Istrefi dhe “A Më Do” nga Alban Ramosaj ka debutuar në vendin e pestë, aspak keq duke llogaritur që të dyja janë pozicionuar sipër “Bonbon”, prej kohësh e preferuar nga lexuesit e intv.al. Por këto nuk janë të vetmet hyrje të reja, pasi edhe “Shake It” nga Etnon dhe Genta Ismajli ka mundur të futet në klasifikim, saktësisht në vendine  10-të të tij. Pjesa tjetër janë këngë të rikonfirmuara në vendet e tyre, duke mundur të qëndrojnë në preferencat e lexuesve. Kjo është renditja e plotë:   

10 - Shake it - Etnon ft. Genta Ismajli
9 - Number One - Noizy
8 - Dashni – Majk
7 - Eja Eja - Butrint Imeri
6 - Bonbon - Era Istrefi
5 - A me do - Alban Ramosaj
4 - Sa t'kom dasht - Nora Istrefi
3 - Mi Amore - Kida ft. Ermal Fejzullahu
2 - Une dhe Ti - Alban Skenderaj
1 - Presion - Blunt & Real

Vazhdoni të votoni në www.intv.al/top10 që javën tjetër të vendosni ju se kush do të ulet në fronin e klasifikimit.

Article Logic
Execution time: 0.0039751529693604