INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lil Wayne i mbytur në borxhe, ja kujt i detyrohet 80 mijë dollarë [FOTO]

Lil Wayne i mbytur në borxhe, ja kujt i detyrohet 80 mijë dollarë [FOTO]

Publikuar më: 12:21 15-07-2016

Financat e Lil Wayne nuk duket të jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

E bashkë me borxhet e reperit duket se rritet edhe numri i padive kundër tij. Së fundmi ka qenë një nga kompanitë më të mëdha të kartave bankare si American Express ajo e cila ka hedhur në gjyq 32-vjeçarin duke pretenduar se ai i detyrohet më shumë se 80 mijë dollarë kësaj kompanie, ku figuron debitor. Por duke parë që Wayne është paditur më parë, më konkretisht në vitin 2014-të, për vlerën e 2 milionë dollarëve nga një kompani e fluturimeve ajrore, kjo padi e dytë duket një kafshatë e thjeshtë për të!

Article Logic
Execution time: 0.0032589435577393