INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lila në lot, Agolli: Jeni njëri prej nesh!

Lila në lot, Agolli: Jeni njëri prej nesh!

Publikuar më: 14:30 14-06-2017

Largimi i De Biazit si trajner i Shqipërisë ka bërë që të reagojnë disa prej futbollistëve në rrjetet sociale, nga kapiteni Agolli e deri te Eros Grezda.

I emocionuar shfaqet Andi Lila, ndërkohë që nga një mesazh e kanë lënë edhe Elseid Hysaj e Thomas Strakosha.

ANSI AGOLLI – “Faleminderit Mister! Në 6 vitet tuaja në drejtimin e kombëtares, na mësuat shumë, na treguat qe forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë tek vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar, e emri juaj aty qëndron me shkronja kapitale. Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë seç e gjetët para 6 vjetësh, me pretendime për rezultate më të mira e për lojë me të bukur.  Për të gjitha këto, jam i bindur që shqiptarët do t’ju mirëpresin gjithmonë. Fundja, edhe ju jeni një prej nesh tashmë. Mirupafshim ne rrethana të tjera, e uroj kurrë si kundërshtarë! Ishte një nder”.

ANDI LILA – “Mister, nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë, nuk i kam pëlqyer asnjëherë ndarjet! Të falënderoj shumë për gjithçka ke bërë për mua. Më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar! Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë time, të luaja në Europian dhe të nderoja vendin tim. Do jesh gjithmonë në zemrën time. Me shumë dashuri, Andi Lila!”

ELSEID HYSAJ – “Faleminderit mister De Biazi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip i vogël, në një ekip të madh! Faleminderit edhe për ato emocione të paharrueshme në Francë! Grazie De Biazi”.

THOMAS STRAKOSHA – “Faleminderit shume Mister. Betë një komb të besojë që ëndrrat bëhen realitet. Edhe unë personalisht ju falënderoj për besimin”.

EROS GREZDA – “Faleminderit për gjithçka që bëre për Kombëtaren tone! Një kënaqsi dhe krenari e madhe që isha lojtar i yti! Faleminderit për të gjithë Xhani De Biazi”.

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758