Ditën e sotme, që prej orës 11.00 kanë nisur të mbahen homazhet për nder të “Mjeshtrit të madh” të valles shqiptare, Rexhep Çeliku.
Ditën e sotme, me zërin që i dridhej, Lili Cingi, partnerja e tij në skenë, ka folur për mediat dhe tregoi se cili ishte pengu më i madh i Çelikut, para se të ikte nga kjo botë.
“Rexhepi ishte legjenda e valles shqiptare, një shqiponjë që fluturonte kudo që shkelte, madje edhe gurët e sokakut sot po qajnë për të. Rexhep të kam në krahë dhe po kërcejmë akoma vallen e bukur të shqipeve… Është një humbje e madhe për vendin tonë. Sa i përket pengut të tij më të madh ishte se sot ai po fluturon që vallja mos të ndalet, të vazhdojë dhe vendi të jetë një shqiponjë ashtu siç ne e meritojmë”, tha Cingi. Të dy partnerët u dekoruan pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta me titullin “Nderi i Kombit”.